Si çdo vit në Njësinë Administrative Pult, është organizuar “Festa e Qereshit”. Përkujtimi i luftës së popullit në Plan- Gjuraj 106 vjet më parë kundër pushtuesit serbo- malazez, program artistik, promovimi i resurseve të zonës dhe eksplorimi i bukurive natyrore, panairi i produkteve ushqimore të traditës, ishin aktivitetet që pasuruan këtë event.
Të pranishëm ishin edhe deputetja e zgjedhur e PD- së Shkodër Greta Berdeli Gjoni, nënkryetari i Bashkisë Shkodër Tonin Dedaj, drejtues të njësisë administrative Pult, banorë të zonës dhe nga territori i Bashkisë Shkodër.