Kryetari i Partisë Demokristiane, ish- deputet i Shkodrës Nard Ndoka, është i njohur për batutat e komentet e tij në rrjetet sociale. Përmes këtyre batutave shpesh herë Ndoka përcjell mesazhe për çeshtje mjaft të rëndësishme të aktualitetit,
“Zoti krijoj Evën dhe Adamin, jo Adamin e Stefanin. Kujdes!🙏🇦🇱”, ka shkruan ditën e sotme Nard Ndoka në faqen e tij në Facebook. Kjo fjlai apo batutë sjell në vëmendje një temë aktuale dhe mjaft të diskutuar në opinionin publik.
Familja tradicionale burrë- grua (Adami dhe Eva, siç e përcakton Ndoka) dhe familja që po shfaqet si alternativë burrë- burrë apo grua- grua (Adami dhe Stefani, siç e personifikon Ndoka), vihen përballë në vetëm një rresht.
Si demokristian Ndoka është mbrojtës i familjes tradicionale dhe sigurisht bën thirrje për kujdes, me shenjën e lutjes dhe flamurin shqiptar.