Një javë përpara zhvillimit të ndeshjeve të para të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në takimin mes AEL Limasolit dhe Vllaznisë, që do të zhvillohet në stadiumin “AEK Arena” të qytetit të Larnakës më 22 korrik ora 16:45.
Arbitri nga Danimarka, Mads Kristofersen, është caktuar si gjyqtar kryesor në këtë përballje. Për të gjetur një precedent me ekipet shqiptar të kryesorit danez, duhet të kthehemi në vitin 2018, kur ai ishte në Shkup dhe vendosi drejtësi në përballjen mes Shkëndijës së Tetovës dhe Sherif Tiraspolit, përfunduar 1- 0 në favor të ekipit shqiptar.
38-vjeçari është një gjyqtar me stemën e FIFA-s që prej vitit 2013. Danezi që ka lindur në Horsens do të ketë ndihmës në takimin e parë AEL Limasol-Vllaznia, bashkëkombësit e tij, Denis Rasmunsen si dhe Ole Kronllike.