Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës, rrugës për në Balldren, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Raportohet se aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ish-frutorja”, ku janë përplasur tre automjete.
Tre personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Lezhës, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë në aksin Lezhë-Balldren është krijuar trafik dhe për disa minuta është bllokuar qarkullimi.