Arben Gjoka, emigrant shqiptar nga Lezha në Itali, është i vetmi i padëmtuar nga tragjedia e 4 korrikut në Velipojë, ku iu plagosën rëndë me djegie në trup, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët. Ai ndodhej në Itali dhe do të vinte për tu bashkuar me familjen në Velipojë, për të nisur sezonin turistik në hotelin pronë e familjes.
Nga shpërthimi tragjik në Velipojë, tashmë ai ka humbur dy vajzat, Danielën dhe Klarisën, 19 dhe 15 vjeç. Ndërsa për jetën në Itali luftojnë për jetën, Enriko 12-vjeçar dhe nëna e tij Alketa, bashkëshortja e Arbenit.
Kryefamiljari Arben Gjoka, nën peshën e dhimbjes për humbjen e vajzave dhe ankthin për jetën e djalit dhe bashkëshortes, ka publikuar fotot e dy vajzave, duke e shoqëruar me një fiongo të zezë në shenjë zie. Ndërkohë që komentet e të afërmëve nuk janë kursyer, duke prekur përdoruesit e Facebook e fjalët e tyre ndaj vajzave që ndërruan jetë.
“O qyqet na per ty more, si na i thave zemrat” shkruan një prej të afërmëve, ndërsa komente të tilla janë të panumërta.