“Vrojtuesit e plazhit”, të angazhuar në Federatën e tyre, kanë dhënë alarmin për kushtet e motit. Ato do të jenë të papërshtatshme, në veçanti në stacionet e plazhit. Ata i kërkojnë të gjithë vrijtuesve të plazhit të jenë të kujdesshëm, vigjilentë dhe të përkushtuar në punën e tyre. Vetëm kështu mund ta kalojmë këtë situatë pa humbur asnjë jetë.
“Kushtet e motit ne ditet qe vijojne do te jene jo fort te pershtatshme! Ne vecanti ne stacionet e plazhit pergjate vijes tone bregdetare pritet te kete det te trazuar dhe ere 🌊🌬
Per kete arsye, te gjithe vrojtuesit e plazhit duhet te jene mjaft te kujdesshem ne pune, te tregojne vigjilence dhe perkushtim ne detyre! Vemendja duhet te jete maksimale, pasi kjo eshte periudha me numrat me te larte te turisteve vendas e te huaj dhe te gjithe vrojtuesit duhet te vazhdojne te zbatojne rregullat dhe kriteret e sigurise me rigorizitet!
Vetem keshtu mund ta kalojme kete situate pa humbur asnje jete dhe te parandalojme aksidentet e mundshme! Me shume kujdes e ne bashkepunim me njeri tjetrin, mund tia dalim! 💪🏽 🏊🏼♂️🇦🇱”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje” në faqen zyrtare në Facebook. /ShkodraWeb/