U mendua se skuadra do te ishte e plote ne perballjen e se enjtes ndaj AEL Limasol, por nuk rezulton keshtu sepse nje nga lojtaret me te rendesishem te kuqebluve, nuk do te jete i gatshem per kete sfide.
Victor Da Silva do të jetë mungesa e madhe e Vllaznisë në ndeshjen kundër AEL Limasolit. Sulmuesi brazilian u zëvendësua në minutën e 30-të të sfidës së shkuar kundër Shiroki Brijeg.
Mësohet se ai është futur në lojë me injeksion për të zbutur dhimbjen, por pas një përplasjeje me kundërshtari s’ia doli të qëndronte në fushën e blertë. Kësisoj, ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin e së enjtes kundër qipriotëve.
Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Thomas Brdariç, i cili duhet t’i bëjë mirë llogaritë pa prezencën e brazilianit. Kujtojmë që Vllaznia arriti të kualifikohej në turin e dytë të Europa League pas fitores fantastike 3-0 kundër Shiroki Brijeg në Shkodër.
Kuqeblutë e Brdariç kanë premtuar sërish rezultat pozitiv edhe në turin e dytë, megjithatë gjithçka do ta tregojë vetëm fusha e blertë.