Trajneri i AEL Limasol Dushan Kerkez ka dale paraditen e sotme para mediave per te folur ne prag te ndeshjes qe ekipi i tij do te luaje pasditen e se enjtes ndaj Vllaznise.
Duke folur ne lidhje me kete perballje, trajneri serb me origjine nga Bosnje- Hercegovina ka thene se nuk i intereson loja e bukur, por per te e rendesishme eshte qe AEL te kaloje ne turin tjeter.
“Ne jemi të lumtur që jemi këtu. Ne kemi punuar për një vit që të jemi në Evropë. Unë jam i lumtur me lojtarët që erdhën, disa prej tyre patjetër kanë nevojë për kohë rregullimi.Tani kemi dy ndeshje me Vlaznine. Ne i pamë dy ndeshjet e saj me Siroki. Vllaznia luan më mirë në shtëpi.
Ajo ka një trajner me përvojë në një nivel të lartë. Ai ka lojtarë të mirë dhe eshte fanatik ne zbatimin e detyrave te dhena. Duhet të bëjmë shumë mirë. Tani që rregullat e golit jashtë kanë ndryshuar, situata është ndryshe. Të gjithë lojtarët janë gati përveç Angelos Andreou i cili ka një ndrydhje.
Per ne eshte shumë e rëndësishme që të kemi një rezultat të mirë ne kete ndeshje te pare dhe të mbajmë zero ne pesimin e golave, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne duhet t’i shohim të dy ndeshjet. Vllaznia është pak më e përgatitur, por ne duam të luajmë ndeshjen tonë. Unë mendoj se ne mund të bëjmë dy ndeshje të mira dhe të kalojë. Nuk me intereson loja e bukur, por te kalojme turin.”.