Një aksident tragjik ka ndodhur në Mirditë pasi një autobus është përplasur me mjetin tip ‘’Land Rover’’ me targa italiane. Drejtuesi i këtij të fundit ka ndërruar jetë pas përplasjes.
Ndërkohë shoferi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Mirditës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .