Anton Krosaj, aktori i Estradës Profesioniste të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, do të ndahej nga jeta 4 vjet më parë. Në moshë shumë të re dhe papritur, ai do të humbiste betejën me sëmundjen e rëndë e të pashërueshme. Ai la në pikëllim familjen e tij, të afërmit, miqtë e shokët, kolegët por edhe artëdashësit shkodranë që e duatrokitën për shumë vite.
Anton Krosaj aktor i Estradës Profesioniste të Shkodrës, u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole në shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.
Ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë: “Para nga qielli”, “Piruet”, “Pesha e gruas sime”, “Pavioni zero”, “Personazhe ne kurth”. Me estradën profesioniste ka luajtur në komeditë : “O vajzën o komunën”, “Vëllai nga babai”, “Surpriza”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, “Martesë me Intenet”, “Zef Deda Show 3”, “Bujar Qamili Show 2”, “Lumturi në Fukarallek”, “Je Shkodran në qoftë se”, “Humor me shkollë të mesme” etj.
Ka vënë në skenë 3 shfaqe për fëmijë: “Gëzuar 2015”, “Gëzuar 2016”, “Pranverë për fëmijë”. U nda nga jeta më 21 korrik 2020.
LEXONI EDHE: FOTO – Anton Krosaj përcillet ashtu siç e meritonte, i duartrokitur nga kolegët në Teatrin “Migjeni”…
IN MEMORIAM – Dy vjet nga largimi i papritur i Anton Krosajt, aktori që krijoi profilin e tij të paimitueshëm…