Policia e Durrësit vuri në pranga një 48-vjeçar që kryente vjedhje me anë të mashtrimit, si dhe ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Në operacionin e koduar “Karrotreci”, blutë arrestuan në flagrancë Luigj Mrishajn si dhe sekuestruan automjetin me të cilin ky shtetas largohej pasi kryente vjedhjet.
Arrestimi i këtij shtetasi thotë policia në njoftimin zyrtar, u bë pasi në Sukth, Durrës, rreth orës 16:00, është kapur në flagrancë duke tentuar t’i vjedhë me anë të mashtrimit shumën prej 60.000 lekë të reja, shtetasit P. Z. (pronar i një karrotreci).
“Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Karrotreci”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Luigj Mrishaj, 48 vjeç, banues në Tropojë, i dënuar disa herë për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”, tha policia.
Ky shtetas realizonte skemën e mashtrimit duke telefonuar pronarët e karrotrecave me pretekstin se kishte automjetin e prishur, më pas i kërkonte para atyre për të paguar servisin dhe pasi i merrte largohej me shpejtësi.
Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi L. M. është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:
Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;
Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;
Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.
Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;
Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.;
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që ky shtetas e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës