“Do të jetë një sfidë shumë e fortë”, kështu shprehet kapiteni i Vllaznisë Erdenis Gurishta pak orë para ndeshjes me AEL Limassol në Qipro. Kapiteni i kuqebluve thotë se jemi të përgatitur gjithsesi për këtë ndeshje. Duke folur për kushtet e stadiumitt ku do të luhet ndeshja, Gurishta vlerëson më shumë ato të “Loro Boriçit” në Shkodër.
Siç dihet, mbrëmjen e sotme Vllaznia ndeshet për Conference League me ekipin AEL Limassol të Qipros. Në letër, ekipi vendas është më favorit, teksa ka edhe një tifozeri të zjarrtë, të cilës AEL i ka bërë thirrje për mbështetje të fuqishme në ndeshjen e sotme. Nga ana tjetër, në ekipin shkodran ka mjaft optimizëm, aq më shumë kur ndeshja e dytë pas një jave, do të luhet në Shkodër.