Lajm i mirë për të gjithë tifozët e shumtë të Vllaznisë! Ata që nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Qipros, mund ta ndjekin ekipin e tyre të zemrës nga televizori. Mësohet se ndeshja do të transmetohet nga Digitalb duke nisur nga ora 19.00.
Sipas informacionit zyrtar, ndeshja do të transmetohet në kanalin SuperSport 4 nën komentin e Andi Deçka. Ditën e djeshme u fol për transmetim vetëm të ndeshjeve të Laçit e Tetusë që luajnë në Shqipëri, por mesa duket Digitalb ka qrritur një akord të minutave të fundit për të drejtën televizive edhe të ndeshjes së Vllaznisë në Qipro.