Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Limassol në Qipro, ku është pritur nga kryebashkiaku i qytetit Nicos Nicolaides.
Ademi dhe Nicolaides kanë diskutuar mbi ngjashmëritë në mes Limassol dhe Shkodrës, duke evidentuar bregdetin, qytetin e vjetër, zhvillimin e turizmit, sportin etj. Në takimin e kortezisë, janë shkëmbyer edhe dhuratat e rastit, që kishin kryefjalë dy qytetet, Limassol dhe Shkodër.
Qyteti Limassol është më i rëndësishmi në Qipro sa i takon zhvillimit ekonomik. Takimi i zhvilluar në Bashkinë e Limassol, i zhvilluar në një frymë mjaft miqësore, mund të konsiderohet si hapi i parë i një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen. Qytetarja e Parë e Shkodrës ftoi kryebashkiakun e Limassol të vizitojë Shkodrën në një të ardhme të afërt, ftesë që u pranua me kënaqësi nga z. Nicolaides. Kryebashkiakja Ademi shoqërohej në këtë vizitë nga z. Alban Xhaferi, pjestarë të delegacionit që ndohet në Qipro për ndeshjen AEL Limassol- Vllaznia.