Lajm i keq për të gjithë abonentët e Digitalb dhe fansat e futbollit. Platforma e keqmenaxhuar nga drejtuesit e paftë tashmë ka humbur 2 kompeticione të rëndësishme. Së fundmi, mësohet se të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit të Serie A nuk do t’i takojnë më për sezonin e ardhshëm platformës Digitalb.
Tashmë ndeshjet aq të ndjekura nga shqiptarët janë blerë nga një kompani italiane dhe do të transmetohen nga TIBO, raporton Lapsi.al! Përplasja mes këtyre dy platformave pati filluar pak kohë më parë, kur digitalb njoftoi heqjen e kontentit të saj nga platforma që ka blerë kampionatin.
Konkurrenca mes dy platformave pay duket se ka nisur e ashpër dhe blerja me një shumë të lartë e kampionatit italian e konfirmon këtë. Gjithashtu vlen të theksohet se më herët Digitalb ka humbur edhe të drejtat e kampionatit spanjoll. Një televizion tjetër ka blerë për 5 vjet të drejtat e La Liga për Shqipëri dhe Kosovë.