Vllaznia u mund mbreme 0-1 ne Limassol nga AEL-i vendas, megjithate ky eshte nje rezultat qe natyrisht le shume vend per mundesi permbysje ne ndeshjen e kthimit qe do te luhet te enjten e ardhshme ne Shkoder.
Por per kuqeblute ne kete perballje do te kete nje mungese shume te rendesishme. Behet fjale per futbollistin maqedonas Fahrudin Gjurgjevikj i cili eshte ndeshkuar diten e djeshme me karton te verdhe.
Ai ka qene i treti rradhazi per kete futbollist dhe sipas rregullores, do te jete i pezulluar per takimin e rradhes.
Kujtojme se Gjurgjevikj eshte aktualisht sulmuesi me ne forme i Vllaznise. Ne ndeshjen e kthimit ndaj Shiroki Brijeg realizoi dy nga tre golat e kuqebluve duke i udhehequr ata drejt kualifikimit.
Nderkohe edhe dje ndaj AEL, ai ka qene serish shqetesimi kryesor i mbrojtjes qipriote dhe ne dy momente ka qene shume prane golit ne pjesen e pare. Mungesa e tij padyshim qe do te jete nje minus i madh, megjithate per Vllaznine pritet te rikthehet Ardit Hoxhaj qe mungoi per arsye shendetesore ne perballjen e pare me AEL.