Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, të cilët akuzohen se përgjatë tri muajve dyshohet të janë autorë të 36 vjedhjeve. “Libero” shkruan se 5 shqiptarët vepronin gjatë natës mes provincave; Asti, Cuneo dhe Torino gjatë natës, në një kohë kur pronarët e vilave flinin.
Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, të koordinuar dhe nga zyra e prokurorisë, kanë arrestuar grupin e shqiptarëve që akuzohen për një seri vjedhjesh, që nga bizhuteritë me vlerë, por edhe makineta kafesh dhe makina të parkuara në garazh. Ndërkohë, sendet e gjetura dhe sekuestruara nga policia, iu kthyen pronarëve.
Për të hyrë në banesa, hajdutët përdornin një teknike të veçantë, ku me anë të një teli, bënin një vrimë në dritare dhe më pas e hapnin. Sakaq, mediat italiane raportojnë se në një rast banda e shqiptarëve kërcënoi vajzën e mitur të pronarëve të një vile që po vidhnin. “Kthehu në shtrat nëse nuk do që të ndodhë gjë”, mësohet t’i jenë shprehur hajdutët vajzës, e cila ishte zgjuar nga zhurma. Ndërkaq, policia po heton lidhur me dokumentimin e plotë të ngjarjes.