Thomas Brdariç duket se është kënaqur edhe me një humbje minimale në ndeshjen e parë në fushën e AEL Limasol. Kjo, sidomos për shkak të situatës së pazakontë me të cilën u përball skuadra pasi një virozë shkaktoi probleme shëndetësore për lojtarët.
brdaric
Në një prononcim për mediat qipriote para udhëtimit të kthimit drejt Shqipërisë, Brdariç ka theksuar se nuk dihet nga lindi kjo situatë shqetësuese për futbollistët e tij, por kishte besimin se në Shkodër, me lojtarët në formën më të mirë, rezultati mund të përmbysej e Vllaznia të festonte një kualifikim historik.
“1-0 nuk është katastrofik, pasi mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit. Ne besojmë te kualifikimi. Kishim disa lojtarë me probleme shëndetësore, një pjesë e tyre kishin shqetësime në stomak dhe nuk ishin në 100%. Lojtarët e mi kishin një problem gastroenteriti dhe është e vështirë ta dish se nga erdhi.
Në këtë ndeshje diferencën e vëri Stefan Çepoviç. Ai është një futbollist shumë i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj tij në ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Çdo gjë është e mundur. Në mund ta përmbysim dhe festojmë kualifikimin para tifozëve tanë”, ishte deklarata optimiste e Brdariç.