Historike për Kosovën në Lojërat Olimpike të “Tokio 2020”. Xhudistja Distria Krasniqi, ka arritur të triumfojë në finale ndaj japonezes Funa Tonaki duke fituar medaljen e artë për Kosovën.
Arritje historike për Kosovën, ku xhudistja Krasniqi i fitoi të gjitha garat. Ndeshjen e parë Krasniqi mposhti brazilianen Gabriela Çibana. Në çerekfinale mundi Çen Hao Lin në kategorinë deri 48 kilogramë.
Në gjysmëfinale triumfoi ndaj mongolezes, Urantsetseg Munkhbat ku mori medalje Olimpike. Dhe në finale Krasniqi bëri krenare Kosovën dhe Shqipërinë ku fitoi ndaj japonezes Funa Tonaki duke marrë medaljen e artë.