Te shijakasit kanë nisur lëvizjet e para për edicionin e ri 2021 – 2022. Pas konfirmimit në pankinë të teknikut të mirënjohur kryeqytetas Nevil Dede, shijakasit konfirmojnë si pjesë të tyre një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar të futbollit, pikërisht sulmuesin e njohur Jasmin Raboshta, i cili do të udhëheqë tashmë sulmin e shijakasve të Erzenit.
Vlen për tu theksuar fakti se sulmuesi shkodran Raboshta është një njohës i mirë i golit ku disa sezone më parë eshtë shpallur dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me fanelën e Butrintit.
Me ardhjen e futbollistit shkodran Erzeni konkretizon vijën e parë të sulmit dhe pret konfirmime të tjera lojtarësh në ditët në vijim. Drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni dhe kryebashkiaku i qytetit, z Elton Arbana, po punojnë për një ekip të fortë dhe pretendent për në kategorinë Superiore të futbollit shqiptar ku priten afrime të tjera cilësore.
Do jap maksimumin me fanelën e Erzenit, dhe shpresoj të shënoj sa më shumë gola, dhe të ndihmoj ekipin në objektivat që ka, deklaroi për Erzeni Ndër Vite sulmuesi i mirënjohur i kampionatit shqiptar Jasmin Raboshta.
Emri :Jasmin
Mbiemri :Raboshta
Kombësia : Shqipëria
Data e lindjes : 30 Prill 1990
Mosha : 31
Vendlindja : Shkodër
Pozicioni : Sulmues
Ekipi : K.f. Erzeni
Karriera Sportive
2009 – 2010 Vllaznia
2010 – 2011 Elbasani
2011 – 2013 Luftëtari
2013 – 2015 Butrinti
2015 – 2016 Kastrioti
2016 – 2017 Teuta
2017 – 2018 Bylis
2018 – 2019 Siirt il Ozel (Turqi)
2019 – 2020 Vushtria (Kosovë)
2019 – 2020 Llapi (Kosovë)
2020 – 2021 Burreli
2021 – Erzeni
Minuta në karrierë 15.713.
Gola në karrierë 100
Kartonë të verdhë 62
Kartonë të kuq 0