Një persona raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ndërsa bëhet e ditur se i plagosuri është një person i shpallur në kërkim.
Ai është 52-vjeçari Ardian Narkaj dhe është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është e rëndë. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plagosjes.
Ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah. Mësohet se 52-vjeçari është plagosur nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij, pasi ishte person i shpallur në kërkim. Për shkak të plagëve të marra, gjendja e tij është e rënduar.
Po kush është Ardian Narkaj?
52-vjeçari ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.
Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Një tjetër i kërkuar është Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.