Ardjan Narkaj, 52-vjeçari nga fshati Bratosh i Malësisë së Madhe që mbeti i plagosur sot në Shkodër, është qëlluar nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij.
Narkaj ishte në kërkim nga policia për vrasje të dyfishtë dhe policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, teksa ka ndërmarrë një operacion për arrestimin, por me sa duket ka hasur në rezistencē.
Mësohet se Nasrkaj është sjellë fillimisht në spitalin Rajonal të Shkodrës, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës. Narkaj është i akuzuar për vrasje të dyfishtë në vitin 2008 dhe i shpallur fajtor duke u dënuar me 24 vite heqje lirie.
Mbrëmjen e të shtunës forcat RENEA kanë qenë në shtëpinë e Narkaj në një operacion për arrestimin e tij, pasi që nga momenti që është dënuar nga Gjykata ka qenë në kërkim. Ai lëvizte herë pas here, por me sa duket dje ka pasur informacion për vendndodhjen e tij.
Gjatë operacionit, Narkaj është plagosur nga forcat RENEA, të cilat me sa duket sipas burimeve kanë hasur në rezistencë nga ana e 52-vjeçarit në kërkim si person me rrezikshmëri shoqërore.