Pas Federates Shqiptare te Futbollit, edhe Klubi Vllaznia i ka kerkuar Ministrise se Shendetesise hapjen e stadiumeve pa numer te kufizuar tifozesh.
Kerkesa e klubit shkodran ne fakt eshte e perqendruar vetem tek ndeshja e se enjtes ndaj qiprioteve te AEL Limassol.
“Duke kërkuar mirkuptimin dhe bashkpunimin tuaj ne do t’ ju luteshim qe në ndeshjen e datës 29 Korrik në orën 21.00 në stadiumin ‘Loro BoriciÇ të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim.
Kjo duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashmë nje imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS”- thuhet nder te tjera ne shkresen e klubit shkodran.