Vllaznia do të luajë ditën e enjte sfidën e kthimit me qipritoët e AEL Limasolit teksa shkodranët besojnë sërish tek një përmbysje e madhe.
Ditën e sotme, futbollistët e AEL-it janë nisur drejt Shqipërisë për tu akomoduar në hotel dy ditë para sfidës.
Vetë klubi ka ndarë disa foto nga nisja e lojtarëve drejt Shqipërisë, teksa shikohet e futbollistët janë kujdesur në maksimum për look-un e tyre deri në detaje, madje klubi nuk nguron të postojë dhe atletet e veshura nga futbollistët.
Gjithsesi të gjithë shpresojnë në një përmbysje tjetër të Vllaznisë, por kundërshtari kësaj here është edhe më i vështirë.