Teuta e Edi Martinit ia ka dalë të kualifikohet. “Djemtë e detit” kanë përmbysur humbjen 0- 2 të një jave më parë në Durrës. Fillimisht në Andorra ka qenë sebino Plaku që ka vendosur barazpeshën. 36 vjeçari ka shënuar dy herë duke bërë që rezultati i përgjithshëm të shkonte 2- 2. Me këtë rezultat ka përfunduar koha e rregullt.
Në shtesa, Teuta ka gjetur përsëri rrugën e golit. Shkodrani Gruda është penguar në zonën e vendasve dhe arbitri ka akroduar penallti. Kallaku ka gjuajtur bukur dhe me qetësi, duke i dhënë golin e tretë dhe të kualifikimit Teutës së Edi Martinit.
Në minutat e fundit të shtesës, ka patur një lojë të rëndë me ndërhyrje të ashpra të vendasve. Madje, ka patur edhe rrëmuja në zonë, ku andorrasit kanë pretenduar edhe penallti. Edhe pse humbi në shtëpi, Teuta e Edi Martinit ia doli të kualifikohej, me përmbysje, duke siguruar kalimin në turin tjetër të Conference League. /ShkodraWeb/