Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka ironizuar ambasadoren Yuri Kim, pas raportit final të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Manjani shkruan se ndoshta OSBE/ODIHR ka ngatërruar raportin me zgjedhjet në Bjellorusi, pasi zgjedhjet në Shqipëri sipas Ambasadës amerikane ishin të mira.
“Nuk ka mundësi! Ne e dimë që votat i bleu opozita. Madje sipas Petros, në Fier LSI bleu 10 mandate me krimin e organizuar, të cilit qeveria e madhe e Petros i jep tendera..!!! Apo LSI smori asgjë në Fier!? S’e mbaj mend mirë. Por i besoj Petros, jo rezultatit. As ODIHR…”, shkruan Manjani.
Postimi nga Ylli Manjani
Jam i çuditur!😲
Nuk ka mundësi që qeveria jonë e madhe të ketë blerë vota; përdorur shtetin për presion ndaj zgjedhësve; dëmtuar rregullat e lojës kur loja filloi. As të ketë përdorur të dhënat personale për terror elektoral!
LEXO EDHE Gjykata e Lartë me 8 anëtarë/ Ambasadorja Yuri Kim: Hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Së shpejti…
Nuk ka mundësi! Ne e dimë që votat i bleu opozita. Madje sipas Petros, në Fier LSI bleu 10 mandate me krimin e organizuar, të cilit qeveria e madhe e Petros i jep tendera..!!!
Apo LSI smori asgjë në Fier!? S’e mbaj mend mirë. Por i besoj Petros, jo rezultatit. As ODIHR…
Ndoshta OSBE/ODIHR ka ngatërruar raportin me zgjedhjet e Bjellorusisë..!😜
Ne na ka thënë Ambasada Amerikane që ishin zgjedhje të mira.
Ç’ne OSBE?!
Meqë ra fjala, a është ende USA në OSBE?! Nëse është ende, a e di këtë gjë zonja Kim?!
#udhjeNusjaNkalë