Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në një pjesë të vendit. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete, teksa epiqendra ishte në detin Adriatik, pranë Lezhës.
Termeti është ndjerë në orën 22.00.44 sipas kohës së Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, me epiqendër 9 km në veriperëndim të Lezhës. Nuk raportohet për dëme.