Që në momentin e parë që u vendos, ngjalli polemika të shumta jë vetëm në opinionin publik e rrjete sociale por edhe në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Madje, në mbledhjen e muajit shtator të vitit 2020, ka patur edhe një vendim të Këshillit Bashkiak për heqjen e zyrës së promovimit të brand- it turistik të Shkodrës. Sigurisht, nuk kanë qenë të pakta as ata që e vlerësuan si mundësi për të promovuar emrin dhe produkte- suveniret e Shkodrës.
Ditën e sotme, ky element që qendroi për rreth 2 vite në pedonalen “Kol Idromeno”, është lëvizur. Të parët kanë qenë gazetarët ata që e kanë konstatuar, duke publikuar edhe foto në rrjetet sociale. Duhet thënë, se kanë qenë gazetarët ata që nuk e kanë preferuar më së shumti këtë “kioskëë” apo “konteiner” siç e cilësonin ata.
Që në krye të herës, ishte thënë se kjo zyrë do të ishte lëvizëse në territorin e Bashkisë Shkodër, por pa përcaktuar frekuencën e lëvizjes së saj. Nga vendi ku ka qenë për rreth 2 vite, zyra e promovimit të brand- it turistik të Shkodrës, ditën e sotme është zhvendosur jo shumë metra më tej, në trotuarin përballë Hotel “Rozafa”. Nuk është e qartë nëse është vendosur provizorisht apo do të qendrojë aty për disa kohë.
Duke shpresuar që vendndodhja e re të mos ngjallë sërish polemika, ata që ishin “partizanë” për heqjen e saj, “korrën një fitore”. Ata që u mësuan me pamjen e saj në xhirot e verës apo të dimrit, nuk e kanë shumë larg nëse duan ta shijojnë. Të gjithë të kënaqur, apo jo?! /ShkodraWeb/