Nënë e bijë nga Kosova të cilat humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci u përcollën në banesën e fundit pasditen e sotme. Dhjetra persona ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të zhvilluar në Gjakovë.
Mes lotëve, ata i dhanë lamtumirën Valentina Binakajt dhe të bijës Erlinda Binakaj, 45 dhe 18 vjeçe. Nënë e bijë nuk mundën t’i mbijetojnë aksidentit në Kroaci disa ditë më parë. Kujtojmë se nga rrëzimi i autobusit humbën jetën 10 persona e u plagosën dhjetra të tjerë.
Disa prej tyre janë ende të shtruar në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërsa një pjesë u kthyen në Kosovë.