Vllaznia ka zhvilluar pasditen e djeshme seancen e fundit stervitore ne pragndeshjen me AEL Limassol. Ajo eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi”, pikerisht aty ku do te luhet sonte ndeshja e shumepritur.
Stafi teknik ka bere provat e fundit per kete sfide teksa ka percaktuar deri ne detaje menyren si do te luaje skuadra ndaj qiprioteve.
Kuptohet qe mungesat e Gjurgjevikj dhe Da Silves ndikojne ne lojen ofensive te skuadres, por gjithsesi do te gjendet nje menyre tjeter per te tentuar realizimin ne porten kundershtare.
Vllaznia edhe ne turin e pare ndaj Shiroki Brijeg tregoi se mund te permbyse shifrat dhe kete gje do te tentoje edhe neser, madje e ka me te lehte sepse kete here i duhen vetem dy gola per te shenuar.
Megjithate pritet qe kuqeblute te mos kalojne ne aventure, por te bejne nje loje te kujdesshme me ane te se ciles jo vetem te mos pesojne, por edhe te godasin kundershtarin.