Sipas një hulumtimi të MCN Televizion një tokë prej 43 mijë metrash katrorë i është dhënë me qira për vetëm 1 euro “bamirësit” Arbër Hajdari për një afat 20-vjeçar. A ju duket e drejtë dhe normale? Apo ky është një rast që SPAK duhet ta hetojë menjëherë? Kjo pasi duke shkelur ligjin për OJF, Ministria e Ekonomisë i ka lënë hapësirë për privatizim Arbër Hajdarit që pas një investimi të dyshimtë 1.1 milion euro, pa asnjë trasparencë për destinacionin dhe përdorimin në shërbim të të varfëve i hapet rruga privatizimit për OJF që është në kundërshtim me ligjin.
Toka shumë mirë mund të përdorej për banesa sociale nga bashkia, por kësaj të fundit kjo pronë i është hequr. Ajo që bie në sy është shpejtësia dhe fshehtësia që po kryhen këto veprime. Toka është nga më të mirat dhe të lakmueshmet në hyrje të Tiranës nga shumë oligarkë që si duket nëpëmjet Arbër Hajdarit do ta përfitojnë këtë tokë pa asnjë pagesë në shtet. Nëse shteti do ta ndërtonte vetë për banesa sociale do të akomodoheshin 1500 familje në nevojë të cilat Arbri nuk do të mund kurrë t’i ndihmojë me shtëpi.
Jo vetëm kaq, Arbëri para një viti mburrej se kishte mbledhur më shumë nga të gjithë fondacionet në gofundme rreth 2 milion dollarë. Pa llogaritur paypal, llogarite bankare. Deri tani Arbëri po ndihmon vetëm me 20 shtëpi në lagjen e Vaqarrit. Vlere e cila mund të shkojë deri në 600 mijë euro investim. Ku është pjesa tjetër e donacioneve? Nuk bëhet fjalë për pak por për gati 1.4 milionë euro. Mos janë investuar në privatizimin e tokës?
Në çdo dalje me kreun e qeverise në pyetjet naive që kryeministri Rama i ka bërë Hajdarit për numrin e shtëpive, ai ka nxituar të shprehet që ky është vetëm fillimi. Ndërkohë që prej herës së parë Arbri nuk ka nisur asnjë lagje tjetër. Një pikpyetje tjetër është se cfarë investimesh janë bërë për privatizimin e tokës që do t’u shërbejnë të varfërve? Një mega restorant dhe lokal me nje investim të vlerës mbi 300 mijë euro, por që po pritet të hapet pas privatizimit.
MCN Televizion vazhdon se në raportin e ministrisë nuk tregon sa është numri i njerëzve që kanë përfituar nga kjo qendër. Në fakt qendra e Arbër Hajdarit ruhet me roje dhe bodyguardë që nuk të lënë të afrohesh apo të filmosh. Ambientet e brendshme luksoze janë shndërruar për pritje vipash dhe politikanësh. Një qendër enigmatike e pa hapur për publikun. Në pamjet që vetë Arbëri servir, janë një magazinë, një ambulance, një restorant dhe sallë pritje superlluksoze dhe zyrat të denja për një sheik. Investigimi do të vazhdojë, por grabitja e pronës publike është dëmi më i madh që Arbëri po i ben shqiptarëve duke “kullufitur” një pronë me vlerë 6 milion euro, në të cilën me investim nga shteti mund të perfitonin shtëpi rreth 1500 familje të varfëra…