Ndeshja Vllaznia- AEL Limassol qe do te startoje sonte ne ora 21.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ka zgjuar nje interesim te madh te shume sportdashesve.
Nderkohe behet e ditur se ne tribunen VIP te stadiumit ne kete ndeshje pritet te jete edhe Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta.
Ai herepashere ka qene i pranishem ne evenimente te tilla dhe si rrjedhoje nuk e ka humbur shansin per te pare edhe Vllaznine jo nga ekrani i televizionit, por nga shkallet e stadiumit.
Pritshmerite tek ekipi shkodran jane te medha per kete takim dhe te gjithe duan kualifikimin e tij, megjithese kjo nuk do te jete aspak e lehte. Por kuptohet, edhe jo e pamundur. /ShkodraSport/