I ndoqa me aq sa munda të treja ndeshjet e kthimit të turit të dytë të tre skuadrave tona në Conference League Partizanit, Laçit dhe Vllaznisë …e them me aq sa munda për shkak të orarit të tyre.
Një Partizan konfuz, kaotik, i rrëmujshëm e pa vizion kërkundi…me asnjë lloj shpresë e besimi tek vetja që ditën që mësoi emrin e kundërshtarit e një kundërshtar që në fund të fundit ishte një ekip krej normal e që kurrsesi nuk mund të të mundte dy herë resht e me 5 gola e ti të mos kishe mundësinë ti shënoje një gol të vetëm nderi e të pakten ti merrje një barazim në fushen tënde e mos pranojë humbjen turpëruese 3-0 në fushe të tij…
Thjesht një Partizan që për të dyja ndeshjet e humbura me zviceranët e Bazelit 3-0 dhe 2-0 e veçmas për atë ç’ka tregoi në fushën e lojës nuk meriton asnjë rresht më tepër të shkruar…veçse lutjen që ndeshje e paraqitje të tilla duhen harruar një orë e më parë…
Laçi luajti në fushen e vështirë të rumuneve të Universitatea të Crayovës fituese e Kupës dhe e Supërkupës së Rumanise në këtë edicion…dhe ja doli e bravo i qoftë!
Trajneri Duro e djemtë e tij shpresuan provuan e besuan dhe ja arritën që ta ruajnë e administrojnë në mënyrë perfekte fitoren e një jave me parë 1-0 në Elbasan …dhe falë barazimit 0-0 arrijnë të shkruajnë historinë e tyre më të bukur në kupat e europës ku për herë të parë kalojnë me meritë në turin e tretë …
Një ndeshje me emocione e që zgjati përtej 100 minutave e ku laçjanet u treguan heroikë vertetë të pagabueshëm ku veçmas portieri Sherri meriton përgëzimet e veçanta të rastit…
Nuk më pëlqeu menyra se si Laçi u tërhoq në pjesën e dytë ku edhe mund të pësonte gol nga minuta në minutë sikurse ishte efektive në disa momente loja me kundërsulmin e shpejtë ç’ka i zuri rumunet dy- tre herë gafil e me pak kujdes laçianët edhe mund të kishin shënuar.
Gjithesesi bravo….urime e suksese krejt djemve të ekipit të Laçit, stafit të tyre drejtues me në krye trajnerin Shpëtim Duro por edhe presidencës së ekipit me në krye Presidentin Pashk Laska…
Në turin e 3 Laçi do të ketë përballë skuadrën e fortë e të njohur belge Anderleht…një paraqitje dinjitoze do të ishte mëse e mjaftueshme dhe krejtësisht e mundeshme …madje pse jo …në fushën tonë duhet të synojmë edhe për një rezultat pozitiv ku barazimi do të ishte mëse dinjitoz…dhe jo edhe aq i vështirë sa ç’ mendojnë skeptikët e ata që të mundin ende pa e zhvilluar ndeshjen duke të bombarduar me historira e e emra ekipesh të mëdha…
Vllaznia është mundur edhe në ndeshjen e kthimit në fushë të vet e sërish me të njëjtin rezultat 1-0 nga qipriotët e AEL Limassolit.
Një Vllazni që la shume për të dëshiruar në lojën e saj në të gjitha aspektet e në çdo drejtim… një Vllazni totalisht zhgënjyese e shumë larg pritshmërive e sidomos nga ajo lojë e nga ai rezultat që tregoi pak ditë më parë në ndeshjen e kthimit ndaj boshnjakëve të Shiroki Brijeg…
Mendoj se Vllazninë më së shumti e mundi dhe e eliminoi euforia tipike e njohur shkodrane dhe mbivlerësimi i vetes e nënvleftësimi i kundërshtarit se sa realisht vetë kundërshtari që për mua ishte nën nivelin mesatar e krejtësisht i mundshëm për tu mundur e për tu kaluar…
Asgjë nuk bënë qipriotët për të qenë mbi Vllazninë përveç golit qe ju dha fitoren e kualifikimin e merituar…nga ana tjetër absolutisht në fushë nuk u pa ajo lloj Vllaznie që duhej ti mundte e ti eliminonte ata ndaj dhe humbja e eliminimi i Vllaznisë ishte mëse i merituar e për këtë fajtorë jane së pari vetë lojtarët e saj e pas tyre sigurisht edhe stafi i tyre drejtues…
Të pafaleshme e krejtësisht të dënueshme veprimet skandaloze të disa tifozeve krejt të papërgjegjshëm në ”Loro Boriçi” teksa inatin e humbjes e të eliminimit e nxorrën duke hedhur herë pas here objekte krejtësisht të ndaluara në fushën e lojës ç ’ka është rast i përsëritur në fushën e stadiumin e shkodranëve dhe që jam mëse i sigurtë se do tu kushtojë shtrenjtë aq më shumë kur gjoba e majme prej UEFA … pas ndeshjes me boshnjakët sapo ka mbërritur në klubin shkodran…
Unë pashë një Vllazni që ishte thjesht hija e vetes dhe e emrit të saj …dhe pashë edhe ca rrugaçë në shkallët e stadiumit që gjuanin me shishe uji në fushë lojtarët e që kurrsesi nuk mund të përfaqësojnë dot tifozin e mrekullueshëm e objektiv shkodran…
Në turin e 3 …futbolli shqiptar tashmë do të përfaqësohet nga Teuta e cila do të ketë përballë irlandezet e Shamrock Rovers dhe Laçi që do të përballet me belgët e Anderlehtit… /Nga Adriatik DOSTI/