Po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni i “Rrugës së Gështenjave” në Rrenc të Gurit të Zi. Është një investim shumë i rëndësishëm për zonën por edhe për lidhjen me Bardhaj në Njësinë Administrative Rrethina.
Bashkia e Shkodrës ka akorduar 7.7 milion lekë, për një rrugë me gjatësi rreth 500 metër linear. Përveç shtresave asfaltike, pankinave, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe grumbullimit dhe orientimit të ujrave, duke qenë një rrugë ku ka mjaft prurje.
Përgjatë rrugës janë parashikuar kuneta, kanale anësore, tumbino dhe vepra të tjera arti që garantojnë lëvizshmërinë dhe jetëgjatësinë e investimit.