Moti pëe ditën e enjte, 5 gusht 2021, do të jetë me diell kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 12-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat:
Zona malore 18/38°C
Zona e ulët 19/41°C
Zona bregdetare 23/38 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari