Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bujqës të Elbasanit. Raportohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç. Ndërkaq është plagosur rëndë nëna e të miturit, Oltja Maloku, e cila ka humbur kontrollin e mjetit “Ford” duke dalë nga rruga.
Mësohet se drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës. Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.
Për pasojë fëmija i saj ka marrë plagë të renda. Megjithëse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. Raportohet se 38-vjeçarja kishte ardhur para pak ditësh për pushime në Shqipëri nga Suedia ku jeton me familjen, ndërsa është nënë edhe e dy vajzave binjake, 6-muajshe. Ndërkohë bashkëshorti i saj do mbërrinte këtë fundjavë në Shqipëri për t’ju bashkuar familjes për pushimet verore. Aktualisht 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.