Një vatër zjarri është shfaqur para pak minutave në Oblikë të Anës së Malit në Bashkinë e Shkodrës. Sipas deshmitarëve në vendngjarje, flakët janë të mëdha dhe rrezikojnë të përhapen. Ndërkohë, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur mjete zjarrëfikës dhe efektivë të MZSH Shkodër.
Në momentet e para kanë mbërritur 2 mjete zjarrëfikës dhe 6 efektivë dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të dërgohen edhe mjete e efektivë shtesë. Pas rreth 1 ore, kjo vatër u shua, ndërsa u shfaq një tjetër në lagjen Xhaferraj, edhe ajo e neutralizuar. Edhe një vit më parë. thuajse në të njëjtën zonë ka patur vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar nga ndërhyrja e MZSH Shkodër.