Moti për ditën e shtunë, 7 gusht 2021, do të jetë me diell kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 16/35°C
Zona e ulët 17/36°C
Zona bregdetare 20/35 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari