Vetem pak dite stervitje dhe Vllaznia do te zbrese menjehere ne fushen e lojes per te zhvilluar te paren ndeshje miqesore ne prag te nisjes se sezonit te ri futbollistik. Ka qene vete klubi shkodran qe e ka zyrtarizuar kete ndeshje miqesore e cila do te luhet diten e premte ne oren 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Perballe kuqebluve do te jete ekipi i kategorise se pare- Burreli. Drejtuesit e Vllaznise kane rene dakord me trajnerin e ekipit matjan, Saimir Patushin, ish- futbollistin kampion te ekipit shkodran ne vitin 2001.
Padyshim qe do te jete nje perballje qe do t’u vleje te dy stafeve teknike per te pare gjendjen e futbollisteve vetem pak dite pas nisjes se stervitjes.
Trajneri Brdariç ne fakt ka kerkuar te pakten edhe dy miqesore te tjera perpos kesaj me Burrelin dhe kjo eshte ndoshta nje nga arsyet qe ekipi nuk do te levize nga Shqiperia sepse mundesite per miqesore ketu jane me te shumta sesa jashte ne kete periudhe.