Dy ditë më parë, bashkëshorti i Angerla Martinit, Dragos Savulescu, ra në prangat e policisë pas një kohe të gjatë në arratisje. Një foto e publikuar në Instastory nga ish-modelja shqiptare u bë shkak që uniformat blu të mësonin se miliarderi rumun ndodhej në Mykonos.
Ai u arrestua së bashku me një person tjetër, i cili thuhet se është një kriminel shumë i rrezikshëm. Mirëpo, ditën e djeshme, Dragos është lënë i lirë, pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali. Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve rumune, Gjykata Italiane ka vendosur që Dragos të lihet i lirë.
Pas kësaj ngjarjeje, Angela ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory, ku ka postuar një emoji me fytyrë të buzëqeshur, duke nënkuptuar se është shumë e lumtur që gjithçka përfundoi.
Pas arrestimit të Dragos, Martini fshiu të gjitha lokacionet nga fotot e saj në rrjete sociale.
Në fillim të vitit 2019, Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
Angela Martini vendosi që të hiqte dorë nga modelimi pas martesës me miliarderin, pasi ai i premtoi një martesë të lumtur pa e vrarë mendjen për paratë, por vetëm për qejfin. Ata u celebruan gjatë një ceremonie luksoze në SHBA, në të cilën Angela mori vëmendjen e të gjithëve pasi u vesh me një fustan të zi e jo të bardhë.