Nga Vladimir MUÇAJ
Po e them që në krye të herës për ca që nuk e dinë që Petro Koçi deputeti i zgjedhur i PS-së në Fier është një ndër miqtë e mi të hershëm! Nuk më ka lidhur aspak politika por thjesht njohja prej vitesh dhe më vonë kjo njohje reciproke u kthye në miqësi të dyanshme! Mik që nuk kam hiç përputhje politike! Duke mos mohuar atë miqësi nuk do rri pa e kritikuar Petron publikisht! Le tja nisim me radhë!
Koçi erdhi ose më saktë e sollën kryetar të emëruar të PS-së në Fier para zgjedhjeve të 25 prillit 2021! Ai u shfaq dendur në bastionin e vet që realisht ndoshta e kishte marrë dhe “malli politik” Një pjesë nostalgjikësh e pritën mirë e ndërsa të tjerë më të rinj në moshë se nostalgjikët partiakë nuk e panë dhe shumë shpresëdhënës rikthimin e tij politik në Fier! Dhe kjo sjellje besoj është normale. Në politikë nuk janë të gjithë të rreshtuar si “rreshtat partizane” Petro Koçi bëri fushatë për vehte dhe PS-në dhe u kualifikua me mandat deputeti!
Ai fitoi mbi “kurrizin” politik të PS-se! Themi kështu sepse Koci i njeh mirë garat politike dhe ne si gazetar fiksojmë shifra për të bërë analiza të sakta! Kur ai konkuroi me siglën e partisë së tij PSV mori vetëm 190 vota në Fier! Kjo shifër nuk do koment! Edhe pse humbi në vota krahasuar në shifra me zgjedhjet e shkuara në Libofshë, vatër e thekur socialiste ai u konfirmua deputet. Po çfarë ndodhi me Petro Koçin pas zgjedhjeve?! Doli me daklaratë bombë se në Fier komandan krimi!!! Në Fier zhvaten fonde publike mes tenderave nga personazhe krimi të lidhur me pushtetin! Ok! Guximi i tij si politikan është për tu përgëzuar pavarësisht stilit të gabuar që ai zgjodhi për ta thënë!
Ai në këtë mënyrë u bë “tradhëtar” i Partisë së vet! U bë “tradhëtar” i antarësisë socialiste në Fier të cilëve gjatë fushatës u kishte propoganduar suksesin arritjet dhe domozdoshmërinë e një mandati të tretë! Ai gjatë fushatës kudo shkoi ligjëroi dhe realizoi foto nuk tha gjë tjetër veçse togfjalëshat ” Fajin e ka Saliu”, Fajin e ka Ilir Meta”!! Pra “sinqeriteti” i Petros atëherë paska mungur pasi sipas postimeve të tij të fundit dhe administrata sipas tij nuk është ajo që duhet! Padyshim që ajo që cek Koçi dhe sipas meje faktikisht ka doza të së vërtetës! Në sdministratën shtetërore ka njerëz të pazotë e militantë partie! Ka aktualisht në këtë administratë eksponentë nga PS-ja dhe pelivanër të tjerë nga opozitat të cilët ndryshuan “ngjyrë” politike duke u futur nën sqetulla pushteti!
Pastrimi i administratës është proces që duhet të ndodh me kushte princime dhe kritere bazikë pa tejflakur si leckë askënd! Mënyra se si e thotë dhe këron Petro fill pasi hodhi lumin mban erë të keqe! Kjo administratë( dhe Koçi flet për atë lokale) nuk është atje ku duhet se nuk kanë dashur Koçin apo ai flet me gjuhë të koduar?! Sipas mendimit tim Petro Koçi duke mos gjetur dot diagnozën dhe ilaçin kurues të sëmundjes së vet kërkon t’ju fus virusin të gjithëve! Kjo nuk shkon! Nëse Koçi e mban ende veten politikan dhe burrë të zgjuar duhet të shtrohet më mirë në tapetin e njerëzve të politikës duke folur troç dhe me emra konkret! Petro që të rifitojë një farë besimi se është serioz në ato që thotë shkruan e dërdëllit nëpër satatuse facebook-u duhet të të zgjedh dhe shokë e bashkëudhëtar të mirë! Them kështu sepse shprehja popullore “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je” nuk ka dalë ashtu kot!
Një ditë më parë Koçi në orët e pasdites u shfaq në një foto andej nga bregdeti i Semanit me një konfidentin e tij me mbiemër Kule! Eshtë pikërisht zotëria i fokusuar me syze dhe një dhëmbë të rënë në krah Petro Kocit! Sipas statusit të tyre të shpërndarë dje ata kanë qarë hallet e politikës, kanë kujtuar burgun, kanë diskutuar perspektivat euroatlanike, kanë folur për krizën globale dhe vatrat e luftrave nëpër botë! Ai në krah të djathtë të Koçit me dhëmbin e rënë i ka thënë Petros se nuk i plas për investimet në Gjanicë dhe se barrë e madhe për atë qenkërkan çobenët dhe mallakastriotët e ardhur në qytet!!
Ky është shoku i Petro Koçit që qanë hallet e politikës të Bashkisë të seksit, kuzhinës dhe ushtrisë! Si qytetar i përgjegjshëm i këtij qyteti por dhe si gazetar prej dekadash e them me bindje që Fieri është qytet i bekuar ku jetojnë në harmoni myzeqarët, lebërit, mallakastriotë, çam, kosovarë! Duke e njohur mirë këtë realitet që nuk e njeh mirë Shoku i Petros me dhëmbë të rënë dëshiroj të them se mallakastriotët janë njerëz bujar dhe solidarë! Nëse Kule e pranon mallakastriotët ja çojnë falas dhëmbin e rënë ose dhe ja heqin të gjithë dhëmbë e dhëmballë nëse ai e dëshiron!
Për ta mbyllur me kaq për sot dëshiroj të them me keqardhje që miku im Petro Koçi nuk ndihet mirë këto kohët e fundit!.Për shkak të memorjes së rënduar unë nuk po e marr shumë seriozisht Petron! Mos e merrni as ju ose bëni si të doni! Unë po ua ripërsëris! Petro Koçi nuk është mirë!..( Kaq sot, për Petron dhe shokun e tij me dhëmbë të rënë!)