Nga Namik MEHMETI
Ndoshta edhe nuk më takon si gazetar sportiv, te perfeshihem në vorbullen e një debati që nis nga Korca, Tirana, Shkodra e deri ne Prishtine. Po replikojnë edhe profesorë, akademikë, politikanë, shkrimtarë dhe gazetarë. Secili ka te drejten e të shprehurit pa censure dhe kete debat e bene edhe me zhurmemadh debati tjeter me permasa dipllomatike ne mes Ballkan i Hapur dhe Kosoves, ose direkt debati Kurti-Rama.
Po le te shprehem per ate qe me nxiti ti kethehem kujteses dhe te drejtohem drejte Korces qytetit te kultures europiane. Kam kaluar dite te bukura dhe shume mbreselense ne mes korcareve me te cilet kam kalue ne Kolonje vitet e ushtrise. Me terheqnin serenatat, kitarat e mandolinat, kenget te cilat i kendonim edhe ne Shkoder.
Asnjehere nuk me ka rastise qe korcaret te shfaqnin nostalgji per kenget sllave , bile edhe i urrenin ato pasi trashigonin edhe motive antishqiptare. Aq shume i urrenin serbet,jo vetem serbet por te gjithe popujt e ish Jugosllavise sa edhe ne shkodraneve kur shkonim per aktivitete sportive na shenjestronin “erdhen serbet”.
Ky eshte nje fakt qe mund ta argumentoje me shume shembuj por ai me skandalozi ishte kur ekipi i volejbollit i Vllaznise sapo ishte kethyer nga turneu miqesor ne Kosove ne vitin 1971.
Dihet se cfare ka ndodhur pas atij turneu jo vetem me ekipin e volejbollit por me te gjithe ekipet e ketij klubi sportiv te cilat u perjashtuan nga aktivitet nderkombetare, u perjashtuan drejtues nga Partia, u denuan me punue ne zonat e Dukagjinit e Shllakut.
Dhe njolla qe i kishin vene diktatures komuniste se kishin prenuar dhurata dhe ma esktremistja se kishin marre pjese ne koncertin e dhene per nder te tyre nfa kangetarja famoze Nexhmije Pagarusha, ku ne ate nate muzikore me kenge shqiptare ishin kenduar edhe kenge sllave.
Dhe sapo ekipi i Vllaznise kishte hyre ne fushen e lojes, nje kor i terbuar korcar gjemoj me thirrjet “jashte serbet”, “jashte titistet”. Volejbolistet shkodrane nuk e pritnin kete ofendim e sharje,sa u deturuan ish sekretarin e pare te Komitetit te Partise Enver Halili te zbriste nga tribuna e ti bente thirrje spektatoreve korcar te shfaqnin nje qendrim me dinjitoz ndaj ekipit shkodrane. Ai e ndermori ate inisiative me shume se edhe ai ndihej i ofenduar si shkodran.
Ndeshja u luajte sa per sy e faqe sic thote nje proverb popullor.
Mbas 50 e sa viteve pyes vehten si korcaret paskan kethyer shijet per kenget sllave, deri sa Bashkia ka guximin e ne festen me traditicionale ,asaj te Birres te ftoje nje kengetar qe simbolizon karieren e tij me kengen Kallashnikov, arme kjo qe vrau me mijera e qindra kosovare e boshnjake.
Atehere kur korcaret thirnin” jashte serbet” “jashte titistet”, Bregovic nuk kishte lindur por parardhesit e tij qe me pas e frymzuan ne rrugen e nje karriere antishqiptare kjo as nuk diskutohet.
Ne fillimet e Demokracise u ba nje perpjekje edhe ne Shkoder, bile u afishuan me dhjetra reklame mbrenda nje nate ,ne menyre klandestine,ne sheshin e Piaces, por nderhyrja e shpejte e Bashkise, Keshillit te Rrethit, i preu rrugen nje shfaqje me kengetare malazeze dhe serb,kur Kosova po provonte genocidin e Milloshevicit.
Dihet se ne Shkoder jane kendue kenge sllave dashurie e historike, pa dyshim me theks nacoinalist serb, edhe ne kohen Diktatures. Dhe internimi i nje familje qytetare me shume tradita ne lagjen, te Cinari i Hoxhedheut, familja e Mesuesit te Popullit Hysen Lohja edhe sot kujtohet nga shkodranet,pasi ne dasmen e djalit te tyre dikush guxoi e dual mbi urdherat e Partise duke kendue kenge sllave.
Aq i vertete eshte fakti qe muzika sllave eshte pelqyer nga shkodranet sa ne barceletat qe iu veshen Pal Vates ishte edhe ajo kur po e shetitnin nga lagja Kiras, pra nga Zooteknika kur degjoi se nga radiot i qytetareve muzika sllave qe e shoqeroi ne cdo hap u trembe dhe tha:
-Ku jam ketu , bre burra, ne Jugosllavi, mos me koritni me Shokun Enver per kete tradheti.
Por shkodranet kur i hapen portat kosovareve pas genocidit te serbit Milloshevic dhe u njohen me barabarizmat qe sollen Kallashnikovet e Bregovicit.