Dy javëshi i fundit i gushtit, i cili korrespondon edhe me nisjen e pushimeve për një kategori pushuesish, ka sjellë një trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë.
Fluksi i lartë i automjeteve të ardhura nga Kosova për të kaluar pushimet në bregdet, ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve në drejtimin të Lezhës. Pas qarkullimit të normalizuar deri në kryqëzimin e rrugës së Kombit, vjen dhe vështirësia e lëvizjeve, si rezultat i rrugës me një korsi të vetme. Kjo është një situatë e përsëritur përgjatë gjithë këtij sezoni turistik.
E njëjta panoramë shfaqet dhe në aksin Thumanë – Fushë Krujë dhe Fushë Krujë- Vorë nga fluksi i lartë i lëvizjeve.