Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me gjyqtar Fatmir Ndreu ka caktuar sot masën e sigurisë “ Arrest me burg” shkodranin për Edison Vyzaj autor i plagosjes së Taulant Beqirit, në një hotel në Ksamil.
Gjithashtu “Arrest me burg” gjykata ka caktuar edhe për shtetasin italian Makawitage Perera 24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë për 27-vjeçarin, Taulant Beqiri që mbeti i plagosur është dhënë masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale” Mos kallzim krimi” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Këto masa ka kërkuar edhe prokurori Lorenc Mërkuri.
Gjatë seancës gjyqësore personat e ndaluar kanë dëshmuar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Në seancën e sotme janë ndodhur në sallë të ndaluarit Edison Vyzaj dhe shtetasi italian Makawitage Perera 24 vjeç, ndërsa personi i tretë, Taulant Beqiri 27 vjeç, nuk ishte pasi ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë pas plagosjes.