Është përkeqësuar edhe më shumë gjendja shëndetësore e gazetarit sportiv, Kosta Grillo, i cili pak ditë më parë u nis drejt Turqisë në gjendje të rëndë nga koronavirusi.
Kolegu i tij, Ervin Petraq Baku shkruan në “Facebook” se Grillo ka nevojë urgjente për ndihmë.
Mesazhi i plotë:
THIRRJE URGJENTE!!!
Vëllai jonë KOSTA GRILLO ka shumë nevojë për ndihmën tuaj!!! Situata është kritike dhe do të aplikohet një trajtim i ri (stem cell) për ta kthyer vëllain tonë mes nesh. Mikrofoni i sportit po pret me padurim padronin e tij!
Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk.
JU LUTEM, ta ndihmojmë vëllain tonë KOSTA GRILLO!
Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:
Llogaria është në emër të :
LEDIA GRILLO KASEM
Raiffeissen Bank
Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318
Çdo minutë vlen!!!