Vllaznia po vijon përgatitjet për sezonin e ri. Shkodranët kanë zhvilluar sot miqësoren e radhës, teksa kanë fituar 1-0 ndaj Tërbunit.
Në “Loro Boriçi”, për të parë golin na duhej të prisnim 56 minuta lojë. Liridon Latifi merr përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke u treguar i saktë para porte.
Lojtarët e Brdariç mund të kishin shënuar më shumë, nëse do kishin më shumë fat.
Miqtë preferuan të qëndrojnë në prapavijë dhe të vetmet raste kur dolën përpara ishin me anë të disa aksioneve sporadike.
Vllaznia synon që në edicionin e ri të jetë mes pretendentëve, sakaq merkato e bërë të jep shpresë për nëj gjë të tillë. Kujtojmë që kampionati shqiptar fillon me 11 shtator.