Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.
Si pasojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë është përplasur me rrethimin e një lokali dhe njëherësh ka dëmtuar edhe dy mjete të parkuara.
Automjeti tip “BMW” me drejtues Ajet Aledini, 31 vjeç është bërë copë si pasojë e përplasjes. Ndërkohë 31-vjeçari është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht në orën kur ka ndodhur aksidenti nuk ka patur lëvizje njerëzish në rrugë pasi pasojat do ishin shumë më të rënda.