Një i ri minator ka humbur jetën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në minierën e Qafë Barrit në Fushë Arrëz. Sipas News24, viktima është punëtori 20-vjeçar me iniciale L.LL.
Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti tragjik ka ndodhur nga pakujdesia. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.