Italia është zgjuar mëngjesin e sotëm nga lëkundjet e termetit. Rrjeti Kombëtar Italian i Sizmilogjisë ka njoftuar se termeti ka patur një magnitudë 4.8 të shkallës Rihter në rajonin e Siçilisë. Ai është ndjerë në një distancë 95 km në veri të Messina dhe 30 km në perendim- jugperendim të Amantea.
Thellësia e termetit është regjistruar 198 km ndërsa lekundjen janë ndjerë në orën 07.30 të mëngjesit të sotëm. Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme njerëzore apo materiale.