Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të një gjesti gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko. Erdogan është filmuar nga kamerat teksa shfaqet i përgjumur, ndërsa Poroshenko është duke folur. Në videon e filmuar në Kiev, shihet se si Erdogan bën të pamundurën që të mbajë sytë hapur, teksa veprimi i tij është vërejtur edhe nga presidenti i Ukrainës që herë pas herë i hedh vështrimin homologut të tij.